Në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, sot u takuan Bordi dhe stafi udhëheqës e profesional me përfaqësuesit e minierave të Trepçës – Cërrnac e Bellobërdo. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimi i licencave të shfrytëzimit për këto dy miniera të rëndësishme të Republikës së Kosovës.