Prishtinë – Dhjetor 2018
Drejtori i kompanisë American Exploration and Mining LLC Z. Grant A. Liverett u prit nga Z.Avdi Konjuhi dhe Azem Rexhaj ,anëtarë të Bordit të KPMM-së si dhe nga Drejtori Z. Ramiz Krasniqi.
I interesuari për investime në Kosovë u njoftua nga z. Rexhaj dhe Z. Konjuhi për procedurat dhe kushtet e licencimit, afatin e licencimit dhe çdo informacion në lidhje me licencat e hulumtimit dhe ato të shfrytëzimit. Pasi që Z. Grant A. Liverett ishte i interesuar për minerale metalike plumb dhe zink, ai u njoftua rreth mundësive të aplikimit në zona të lira, si dhe rreth zonave me interes të veçantë për të cilat i`u tha që duhet drejtuar tek Qeveria respektivisht Ministria për Zhvillim Ekonomik. Poashtu ai u njoftua rreth mundësive që ofrohen përmes Ligjit për Investime Strategjike. Anëtarët e Bordit të KPMM-së dhe Drejtori i premtuan Z. Liverett se KPMM-ja do t`iu ofroj mbështetje dhe transparencë maksimale rreth mundësisë së aplikimit për ndonjë licencë në KPMM, në rast se kompania merr vendim për të investuar në Republikën e Kosovës.