Kthehu pas
10.09.2025

Komiteti Shkencor dhe Organizativ i Konferencës në Gjeoshkencë 2025

10.09.2025 – Konferenca e VII-të Ndërkombëtare Multidisiplinare në Gjeoshkencë do të mbahet më 16-17 tetor 2025, duke bashkuar ekspertë, studiues dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të gjeoshkencës.

Edhe këtë edicion e organizojnë Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeoshkencave – Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë dhe Ministrinë e Ekonomisë (Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës).
Me kënaqësi njoftojmë se Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Dr. Habib Basholli, është pjesë e Komitetit Shkencor dhe Organizativ të konferencës, duke kontribuar me përvojën dhe ekspertizën e tij.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të bëheni pjesë e këtij takimi të rëndësishëm shkencor ndërkombëtar.
Informatat më të detajuara rreth konferencës i gjeni në vegëzën e mëposhtme:

http://www.imgc-2025.net/