Kthehu pas
22.07.2022

Komunikatë

Prishtinë – 22 korrik  2022

Njoftimi lidhur me aksionin e përbashkët  të KPMM-së dhe Dep. Het. Krimeve të Rënda Mjedisore për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme minerare.

Gjatë inspektimit të datës 18.07.2022 KPMM ne bashkëpunim me Dep. Het. Krimeve të Rënda Mjedisore dhe Policinë e Kosovës kanë inspektuar zonën e fshatit  Krushë e Madhe  toka bujqësore përgjatë brigjeve të lumit Drin  komuna Rahovec

Inspektimi është bërë me synim që ti parandaloj aktivitete e jashtëligjshme minerare ku për fokus ka parandalimin e degradimit mjedisor.

Ne lokacion është hasur duke vepruar jashtëligjshëm ndërmarrja  “Landovica-F” me të cilën janë marr masat adekuate sipas proceduarve të cilat janë dakorduar institucionet gjatë punëtorisë së mbajtur në muajin qershor të këtij viti.

E gjitha makineria e  sekuestruar është Kamioni dhe Eskavatori dhe janë marr masat për inicimin e veprës penale dhe se njoftimi ju është dërguar edhe Policisë së Kosovës për tu parandaluar çdo ushtrim i veprimtarisë së tillë nga keqbërësit apo personat që abuzojn me resurset minerale ku për pasoja kanë edhe degradimin mjedisor.

Ngjarje të tilla janë të shëmtuara dhe të papranueshme dhe për këtë do të intensifikohet marrja e veprimit që fokusi i parandalimit te këtyre dukurive te jete edhe ndërinstitucional ku përgjegjës për parandalim të aktiviteteve degraduese ambientale  duhet të janë edhe instancat tjera nga pushteti lokal dhe ai qendror ( MMPHI dhe Komunat)

Përpos veprimeve që janë marr me datën 18.07.2022 dy institucionet u harmonizuan se aktivitet e tilla do te penalizohen deri tek operatori i fundit duke u marr të njëjtat masa ligjore në përputhje me konkluzionet e dala nga punëtoria ku zotimi ka  qenë respektimi i ligjit dhe marrja e veprimeve parandaluese të këtyre dukurive.