Kthehu pas
24.02.2017

Komunikatë për Media Nr. 01/2017

Sqarim opinionit lidhur me Licencën e Hulumtimit afër “Crepules” Komuna e Zubin Potok
Prishtinë, 24 shkurt 2017

Njoftojmë opinionin e gjere publik se; KPMM është institucion vetëm për licencimin e aktiviteteve minerare në Republikën e Kosovës.

KPMM, funksionin e vete e ushtron sipas Ligjit për Miniera Minerale Nr.03/-163 respektivisht Ligjit Nr.04/L-158  për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik, si dhe ligjeve relevante.  Pra, licencimi i kompanive minerare behet konform dispozitave të ligjeve të cekura dhe pëlqimeve nga institucionet relevante.

Andaj, me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik dhe duke u bazuar edhe në shumë pyetje të drejtuara në KPMM nga mediume të ndryshme ju informojmë se:

Në zonën – afër Crepulës në Komunën e Zubin Potokut, KPMM-ja ka lëshuar licence  për hulumtimin e resurseve minerale metalore për ndërmarrjen “A.GJ.A.”Sh.p.k. me Nr. 1508/KPMM/2015 . Licenca është lëshuar me 11 dhjetor 2015, dhe ka afat valid deri më 02 dhjetor 2017, ndërsa sipërfaqja e zonës së licencuar  është  9820800 m2 ,  respektivisht 9.82 km2.

Po ashtu ju njoftojmë se; shfrytëzimi i lëndës minerale mund të filloi vetëm pasi që ndërmarrja të aplikoj për licencë shfrytëzim në KPMM, dhe nëse me rastin e aplikimit i plotëson kushtet ligjore.