Kthehu pas
14.10.2021

Konferenca Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkenca IMGC2021

Komunikatë për Media

Prishtinë – 14 tetor 2021

Konferenca e 3-të Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeo-shkenca IMGC2021

Sot në Universitetin “Isa Boletini”,  në Mitrovicë është duke u mbajtur Konferenca Ndërkombëtare Multidisiplinare për Gjeoshkenca IMGC2021.  Të pranishëm në këtë aktivitet  ne fjalën hyrëse ishin: Gani Maliqi, Sabri Avdullahu Kryesuesi i konferencës, Naser Peci,  Dekan i Fakultetit të Gjeoshkencave, Alush Musaj, Rektor i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, dhe përfaqësues të tjerë.

Në fjalën hyrëse të konferencës së 3-të, Ndërkombëtare Multi-disiplinare për Gjeoshkenca IMGC2021, drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi  bëri të ditur aktivitetin e KPMM si: Administrimin e të gjitha lejeve dhe licencave, shfrytëzimi dhe  përpunimi i resurseve minerale në tërë territorin e Kosovë, si dhe ofrimi i i mundësive të barabarta për të gjithë etj. Qëllimi i kësaj konference sipas drejtorit të KPMM-së, Ramiz Krasniqi, është rritja e bashkëpunimit dhe kontributi i saj institucional dhe profesional, ofrimi i mundësive të mira për punime të Gjeoshkencës, dhe rëndësinë e ngritjes  së këtij sektori shumë të  rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Këtë vit KPMM, në këtë konferencë, po prezantohet  me tri punime shkencore që trajtojnë Legjislacionin Minerar në Republikën e Kosovës, rolin e Sistemit informatikë në këtë sektor dhe Ekonominë Minerare- rasti i Republikës së Kosovës.

Nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, prezantuan me punimet e tyre drejtori i  KPMM z. Ramiz Krasniqi me temë: “Korniza rregullative  e sektorit minerar në Republikën e Kosovës”.

Sami Duraku me temë: “Roli i informacionit në sektorin Minerar të Kosovës”.

Gazmend Morina me temë: ” Ekonomia minerare-rasti i Republikës së Kosovës”

Sipas drejtorit të KPMM-së, Ramiz Krasniqi, kjo konferencë do të ndihmojë të pasqyrojmë gjendjen faktike, zhvillimin dhe ngritjen e produktivitetit të këtij sektori të një rëndësie të veçantë për vendin tonë.

Shumica e pjesëmarrësve të vendeve të rajonit në konferencë prezantuan  punimet online për shkak të COVID-19. Konferenca u përcoll nga rreth 50 pjesëmarrës.

Konferenca Multidisiplinare  për Gjeoshkenca IMGC2021 u organizua nga universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Ministria e Ekonomisë dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.