Kthehu pas
23.02.2023

REAGIM PUBLIK

Prishtinë, datë 23.02.2023

 

Selvete Grajqevci- Pllana, Jahir Gashi dhe Xhavit Raci lidhur me vizitën zyrtare në Shqipëri të datës  15.07.2022.

Ky reagim është për tu informuar drejt opinioni për ditën në fjalë përveç këtyre të argumenteve  të poshtëshënuara  asnjë takim tjetër nuk është zhvilluar me askënd dhe të mos i jap dikush tjetër kahje kësaj vizite, në të kundërtën secila dezinformatë që tenton ta ndryshoj këtë përshkrim do të ballafaqohet me padi për shpifje.

Nga dy ngjarjet e zhvilluara njëra nga raportimi në Kuvend tek Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i datës 27.01.2023 dhe i emisionit Drejtësia në Kosovë i datës 22.02.2023 është duke u spekuluar se me kënd jemi takuar në Shqipëri.

Sqarim për opinionin:

Takimi ka qenë zyrtar dhe ka  pasur për qëllim bashkëpunimin reciprok të dy shteteve Shqipëri- Kosovë për organizimin e një konferencë ndërkombëtare e cila për vitin 2022 radhën e  ka pasur Kosova.

Ne të tre jemi nisur atë ditë nga Kosova me veturë 5Z-124-16,  me datë 15.07.2022 (ekziston itinerari me GPS) dhe destinacionin e  parë të takimit  e kemi pasur në AKBN- Tiranë, znj Mandeta Minxhozi, Edmond Goskolli dhe Xhevalin Lekaj ora 09:30 deri në ora 11:05 i cili gjendet në ueb faqen e KPMM-së (fotografia e parë).  Aty jemi takuar me zyrtar të AKBN-së dhe kemi diskutuar kryesisht vetëm për çështjen e Konferencës (i tërë grupi i lartcekur ka qenë në takim).

Takimi i dytë ka qenë në MIE ( Ministrinë e Industrisë dhe Ekonomisë – Tiranë) z. Mehmet Hasalami nga ora 11:10 deri në ora 11:25 për tu takuar me pastaj me zv. Ministrin Ilir Bejtja  nga ora 11:25 deri në ora 11:55 i cili gjendemi edhe ne foto nga ueb faqja e KPMM-së. Ku është diskutuar lidhur me përfaqësimin e  Shqipërisë dhe përkrahjen teknike organizative të Konferencës Kosove-Shqipëri, titullin e Konferencës dhe përkrahjen teknike-organizative. (i tërë grupi i lartcekur ka qenë në takim).

Nga këtu kemi pasur një takim nga ora 11:55 deri në 12:35 ne të njëjtin objekt edhe me një përfaqësueses nga SHGJSH i Tiranës z. Bilall Koçi është diskutuar lidhur me format e kumtesave për konferencë dhe pjesëmarrjen e tyre në numër dhe cilësi. (i tërë grupi i lartcekur ka qenë në takim).

Nga ora  12:40 deri 13:10 (i tërë grupi i lartcekur ka qenë në takim) jemi larguar për një pauzë kafe me përfaqësues nga Shqipëria të të dy institucioneve të Shqipërisë nga AKBN dhe MIE dhe pas kësaj kemi marr rrugëtim deri në Kosovë kur kemi mbërri në ora 18:00 në Kosovë gjegjësisht në Prishtinë në ora 19:00 të të njëjtës ditë.

Se qëllimi i këtij takimi ka qenë organizmi i konferencës këtë e  dëshmon mbajtja e saj me datë      16-17.11.2022 në Prishtinë dhe ka qenë një konferencë  me pjesëmarrje masive të shkencëtarëve dhe publikuesve shkencor me të cilën duhet mbajtur mend për një organizim dhe përmbledhje shkencore dhe profesionale me përfaqësim (Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut)