Kthehu pas
27.09.2024

Takim – Bordi i KPMM-së me përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

 

27.09.2024 – Kryesuesi i Bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale, Dr. Habib Basholli, anëtarët e Bordit, Nasuf Mjekiqi dhe Bahri Karaça, pritën në takim përfaqësuesit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, të kryesuar nga kryetari Skender Krasniqi, anëtarët e Bordit, Idriz Zejnullahu, Faton Nuredini dhe zyrtari për komunikim me biznese, Kushtrim Ahmeti.

Në këtë takim, janë diskutuar problemet me të cilat po përballen tash e një kohë të gjatë bizneset e sektorit minerar, në këtë rast gurthyesit dhe kompanitë e betonit.

Në këtë takim, palët janë pajtuar të shohin mundësitë për realizimin e një takimi mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj për Ambient dhe Infrastrukturë, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, me qëllim që të zgjidhen vështirësitë e krijuara për bizneset e sektorit minerar.