Kthehu pas
13.11.2018

Takim i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe delegacionit të Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë

Prishtinë – Nëntor 2018

Takim i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe delegacionit të Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë

Bordi i KPMM-së priti sot në takim  delegacionin nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, konkretisht Departamentin e Mineraleve. Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve,  për projektin aktual të rekognoscimit të terrenit në brezin ndërkufitar Kosovë – Shqipëri për hulumtimin e kromit, platinës dhe metaleve tjera.
Poashtu, u diskutua lidhur me mundësitë e mbajtjes se Konferencës së Dytë  për sektorin Minerarë Kosovë – Shqipëri me mundësi të zgjerimit rajonal e cila në të ardhmen duhet  të mbahet në Tiranë. Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin Nikollë Kola – Drejtor, Zenel Trezhnjeva dhe Zaim Korongja .Të pranishmit u dakorduan të vazhdojnë me bashkëpunim edhe në të ardhmen.