Kthehu pas
16.02.2021

Takim i KPMM-së me përfaqësuesit e Komisioni për Ndihmë Shtetërore

 Sot, më datë 16.02.2021 në KPMM, për herë të parë, është zhvilluar një takim në mesë të përfaqësueseve të Komisioni për Ndihmë Shtetërore dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 Nga ana e KPMM-së, pjesëmarrës në takim ishin Avdi Konjuhi, u.d. i Kryesuesi të Bordit, Ramiz Krasniqi, Drejtor i KPMM-së, Selvete Grajqevci – Pllana, kryesuese e Departamentit ligjor si dhe përfaqësuesit e Komisioni për Ndihmë Shtetëro, Fortuna Haxhikadrija – kryesuese e Komsionit, Asdren Osaj dhe Mehmet Krasniqi, anëtarë.

Përfaqësuesit nga Komision për ndihmë shtetërore, janë interesuar për mënyrën e implementimit te Ligjit Nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – Covod-19 në sektorin e minierave si dhe ndërmarrjet qe përfitojnë nga ky ligj.

Përfaqësuesit e KPMM-së i kanë njoftuar se sipas këtij ligji, lirohen nga pagesa e rentës minerare, prej datës 1 janar deri më 31 maj, të gjitha ndërmarrjet që posedojnë Licencë të Shfrytëzimit për resurse minerare.

Në takim është shpjeguar  se,  obligohen ndërmarrjet e licencuara që aktivitetin e shfrytëzimit ta kryej në pajtim me kushtet e Licencës së Shfrytëzimit, të zhvillojnë zonën e Licencës të shfrytëzimit në përputhshmëri me Programin e Minierave, i cili i është dorëzuar dhe është pranuar nga KPMM-ja.

Gjithashtu, është shpjeguar që obligohen Inspektoriati i KPMM-së dhe Departamentet e KPMM-së që të zbatojnë vendimin dhe të bëjnë mbikëqyrjen e realizimit të programeve minerare.

Takim përfundoi si i suksesshëm, dhe mire informues për të dy palët e takimit.