Kthehu pas
11.08.2015

Takim KPMM / Dardania Mining / Mineral Project – Mundësitë e investimit në sektorin minerar në Kosovë

Më datën 11.08.2015 në zyrat e KPMM-së u mbajt takimi KPMM / Dardania Mining / Mineral Project. Në këtë takim u diskutua se si munden komanitë në fjalë të pajisen me licencë hulumtimi dhe shfrytëzimi në sektorin minerar në Kosovë, në veçanti mineralet metalore. Ndër të tjera, u diskutua edhe për legjislacionin në fuqi si dhe procedurat që duhet të zhvillohen për të aplikuar dhe për tu pajisur me licencë hulumtimi dhe licencë shfrytëzimi.