Kthehu pas
21.09.2016

Takim me Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri

Me 21.09.2016, me ftesë të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri; KPMM  morri pjesë në  “Dëgjim publik për mbikëqyrjen dhe zbatimin e ligjit për minierat dhe mineralet.

Ne këtë takim ishin të ftuar institucione të ndryshme shtetërore, ekspertë te pavarur dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme minerare.

Nga ana e vet KPMM, u përfaqësua nga ztr. Musa Shabani – kryesues i Bordit, Avdi Konjuhi e Kemajl Zeqiri anëtarë te Bordit si dhe znj. Selevete Grajcevci – udhëheqëse e Zyrës ligjore.

Z. Shabani paraqiti në mënyrë gjithpërfshirëse dhe konkrete kolizionet ligjore dhe vështirësitë që KPMM hasë gjatë zbatimit të LMM, duke theksuar garancionet bankare, zhvillimin e zonave me interes, kontestin lidhur me sipërfaqet me Agjensionin Pyjor si dhe potencoi rendësinë e fuqizimit ligjor për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale. Po ashtu nga KPMM u cek edhe rëndësia e plotësimit të bazës ligjore për hidrokarbure të lëngëta dhe të gazta, fragmentimin e legjislacionit minerar për veprimtari minerare në shkallë të gjërë, si dhe veprimtaritë e mesme dhe të vogla minerare.

Ne vazhdim pati edhe diskutime nga të pranishmit, ku u cek rëndësia e plotësimit të bazës ligjore me legjislacion sekondar, harmonizimin e ligjeve si dhe krijimin e procedurës one-stop-shop në KPMM.