Prishtinë – 15 Prill 2019
Bordi, Drejtori dhe Kryesuesi i Departamentit të Gjeologjisë pritën sot në takim Z. Bahri Yildiz, Menaxher i Përgjithshëm i Kompanisë ORIOLE RESOURCES PLC me seli në Londër.
Një fjali hyrëse në lidhje me përgjegjësitë dhe aktivitetin të KPMM-së e bëri Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani me q`rast të pranishmit i njoftoi se KPMM-ja momentalisht i menaxhon rreth 766 subjekte minerare. Z. Shabani e bëri një prezantim të detajuar rreth mundësive të aplikimit në zona të lira, si dhe zonave me interes të veçantë për të cilat i` u tha që duhet drejtuar tek Qeveria respektivisht Departamenti për Partneritet Publiko-Privat, ndërsa rreth interesimit për minierat e Trepçës i njoftoi se duhet drejtuar Qeverisë. Për zonat tjera KPMM-ja në përputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale lëshon licenca të hulumtimit dhe në vijim ato të shfrytëzimit.
Përfaqësuesi i kompanisë shprehu interesimin sidomos për mineralet e plumbit, zinkut, kromit dhe arit. Të dyja palët shprehën dëshirën e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Kryesuesi i Departamentit të Gjeologjisë Z. Sali Mulaj ata i njoftoi detajisht për kushtet e licencimit. Gjatë dy ditëve të shoqëruar nga Kryesuesi i Departamentit të Gjeologjisë dhe Z. Rrahim Kelmendi, Gjeolog i Lartë për Gjeodatabazë të interesuarit për investime në Republikën e Kosovës vizituan zonat e interesit në Mitrovicë (Gumnishtë,Vllahi dhe Karaqë).