Takimi i Grupit Punues së Konferencës ndërkombëtare Kosovë-Shqipëri për sektorin e minierave dhe resurseve minerale që do të mbahet me 16-17 Maj 2018 në Prishtinë
Delegacioni i Kosovës në përbërje Musa Shabani Kryesues i Bordit, Avdi Konjuhi anëtar i Bordit, njëherit Kryesues Grupit Punues dhe Festim Kutllovci anëtar i Bordit nga KPMM, Fidaim Sahit nga SHGJK dhe Skënder Sallahu nga Departamenti i Minierave MZHE me 12.03.2018 u pritën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë nga Z. Ministri Enis Aliko me bashkëpunëtor. Qëllimi i takimit ishte Organizimi i konferencës ndërkombëtare Kosovë-Shqipëri e cila do të mbahet me 16-17 maj 2018 në Prishtinë. Kryesuesi i Bordit z. Musa Shabani paraqiti një ekspoze lidhur me këtë konference, ndërkaq z. Avdi Konjuhi si kryesues i grupit punues të kësaj konference njoftoi të pranishmit rreth përgatitjeve teknike dhe harmonizimit të agjendës për këtë konferencë. Zv.Ministri Aliko mirëpriti punët rreth organizimit konferencës, dhe shtoi se kjo konference është në të mire të zhvillimit të industrisë së minierave.
Takimet lidhur me këtë konferencë vazhduan edhe ditën e nesërme me 13.03.2018 në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Drejtori i AKBN-së Ardian Bylyku me bashkëpunëtor priti në takim grupin punues nga Komisioni i Pavarur Për Miniera dhe Minerale. Z. Bylyku mbështeti organizimin e konferencës ndërkombëtare për industrinë minerare. Gjithashtu kreu i AKBN-së theksoi se bashkëpunimi duhet të shkoje me tej, duke hartuar plane afatgjata për zhvillimin e sektorit minerar.
Qëllimi i kësaj konference është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend. Sikurse: hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri. Pastaj legjislacioni, politikat minerare dhe mundësitë për zhvillim në të ardhmen. Investimet minerare sfida apo mundësi?! Në këtë pikë krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera relevante. Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.