Kthehu pas
19.05.2016

Takimi i rregullt i forumit ndërinstitucional për “Menaxhimin e Tokave”

Me datën 19 maj 2016, u zhvillua takimi i rregullt i forumit ndërinstitucional për “Menaxhimin e Tokave”.

KPMM është anëtare e rregullt në këtë forum, i cili udhëhiqet nga MMPH përkatësisht Agjensioni Kadastral i Kosovës dhe mbështet nga donatorët si USAID, Banka Botërore, Qeveria Norvegjeze etj.

Kësaj radhe KPMM-në e përfaqësuan z. Musa Shabani – Kryesues i Bordit të KPMM-së dhe z. Kemajl Zeqiri – Anëtar i Bordit të KPMM-së.

Nga ana e Kryesuesit të Bordit, z. Musa Shabani u ngritë çështja e mosrealizimit të vendimve që merren në forum, dhe po ashtu z. Musa Shabani kërkoi që në të ardhmen të paraqiten afatet dhe institucioni përgjegjës për realizimin e vendimeve të forumit. Kurse nga ana e tij z. Kemajl Zeqiri, theksoi rëndësinë që sistemi kadastral dhe shenjëzimi i rrugëve ka për menaxhimin e minierave, pasi që inspektorët në terren jo rrallë herë kanë vështërsi në përshkrimin pronësisë së ngastrave dhe rrugëve përkatëse, që tutje paraqesin problem për KPMM në menaxhim dhe po ashtu në luftimin e operimeve ilegale.