21.02.2018
Përfaqësues nga qendra kërkimore dhe mbikëqyrëse e minierave nëntokësore (CBIDGP) nga Polonia vizituan Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, ku u priten nga anëtarët e Bordit dhe Drejtori. Gjatë takimit u diskutua lidhur me metodologjinë, teknikat dhe siguria në punë për minierat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore. Përfaqësuesit e CBIDGP u shprehen të gatshëm që të bashkëpunojnë me stafin e terrenit në mënyrë që të shprehin përvojat e tyre.
CBIDGP së bashku me Bordin dhe drejtorin e KPMM do të vizitojnë institutin “INKOS”, Divizioni i Prodhimit të Qymyrit – KEK, ndërmarrjen Trepça dhe Universitetin e Mirovicës ”Isa Boletini”. Të gjitha këto takime, vizita kane për qellim, që të shohin nga afër kushtet e punës dhe punën e cila kryhet në sektorin minerar në Kosovë.