Kthehu pas
30.10.2020

Vizitë Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë nga ud. i Kryesuesit të Bordit të KPMM-së

Sot më datë 30.10.2020 është realizuar një vizitë nga përfaqësuesi i KPMM-së, përkatësisht ud. i Kryesuesit të Bordit të KPMM-së z. Avdi Konjuhi, i cili është pritur nga ambasadori Qemajl Minxhozi.
Në takim u diskutua për zhvillimet në sektorin minerar në lidhje me gjendjen e krijuar nga pandemia e Covid-19.
Po ashtu ambasadori i Shqipërisë në Kosovë është njoftuar për vizitën e zhvilluar në Shqipëri në mesë të delegacionit nga Kosova, nga Avdi Konjuhi- u.d i Kryesuesit të Bordit i KPMM-së, Ramiz Krasniqi- Drejtori i KPMM-së, Fatmir Gërguri –Kryeinspektor i Minierave, bërë institucioneve homologe në Shqipëri.
Takimet të tilla pritet të ndodhin edhe në nëntor ,ku do të pritet një delegacion nga Shqipëria, përkatësisht planifikohet takimet të ndodhin në prag të festës së nëntorit.
Ky organizimi për pritjen e përfaqësuesve të delegacionit u dakorduan të pritet nga dy palët, KPMM dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.