Kthehu pas
25.04.2017

Workshop “Procesi i Anëtarësimit të Kosovës në EITI”

Organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS), në Tiranë u mbajt  Workshop lidhur me Procesin e anëtarësimit të Kosovës në EITI  (Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse).

Veç institucioneve relevante të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, Ministrit, Agjencinë, Ndërmarrjet Minerare OJQ etj.), në këtë punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga Bordi i EITI-së,  sikurse Oleksiy Orlovsky anëtar i Bordit të EITI si dhe Ingilab Ahmadov, drejtor i EuroAsia Hub. Po ashtu, prezent ishin edhe përfaqësues të USAID si dhe përfaqësues nga ALBEITI – Shqipëri.

KPMM në këtë workshop u përfaqësua nga anëtarët e Bordit z. Kemajl Zeqiri dhe z. Avdi Konjuhi. Sipas agjendës paraprake, KPMM kishte përgatitur prezantimin “Sfidat dhe Perspektiva e Sektorit Minerar”, i cili u prezantua nga nga anëtari i grupit punues së nismës së Kosovës për anëtarësim në EITI, dhe njëherit anëtari i Bordit të KPMM, z. Kemajl Zeqiri. Duhet theksuar se; para e sidomos pas prezantimit nga ana e KPMM-së pati diskutime dhe pyetje nga ana e pjesëmarrëseve lidhur me rolin KPMM si dhe industrinë minerare në përgjithësi, me ç’rast përfaqësuesit e KPMM-së veç ofrimit të informatave relevante morën pjesë aktive në diskutime.

Në fund, KPMM-në e falënderuan publikisht për prezantim përmbajtësor dhe koherent si dhe për kontributin e dhënë në diskutime në këtë eveniment, si përfaqësuesit ndërkombëtarë të EITI ashtu edhe organizatorët nga MZHE dhe KFOS. Takimi u përmbyll me konkluzionin e përbashkët për vazhdimin e procesit të anëtarësimt të Kosovës në EITI.