Klima e Kosovës është në pjesën më të madhe kontinentale, duke rezultuar me verë të ngrohtë dhe dimra të ftohtë me ndikime Mesdhetare dhe Alpine (temperatura mesatare brenda vendit luhatet nga + 30 °C (verë) ne – 10 °C (dimër)). Megjithatë, për shkak të ngritjeve të pabarabarta në disa pjesë të vendit, ka ndryshime në temperaturë dhe shpërndarjen e reshjeve.
Dhjetori dhe Janari janë konsideruar si muajt më të ftohtë. Korriku dhe Gushti, si muajt më të ngrohtë të vitit. Sasia maksimale e reshjeve është arritur ndërmjet Tetorit dhe Dhjetorit. Ndërmjet Nëntorit dhe Marsit, në Kosovë mund te bjerë dëbore, madje dhe në pjesët e sheshta te vendit. Sasia më e madhe e reshjeve mund të bjerë në rajonet malore të Kosovës.
Lugina midis Mitrovicës dhe Kaçanikut i përket zonës më të thatë të vendit. Ne kontrast me të, fusha e Dukagjinit midis Pejës dhe Prizrenit është përshkruar si një zone shumë pjellore me më shumë reshje midis Nëntorit dhe Marsit.
Bazuar nga kushtet klimatike, Kosova mund te ndahet ne tre zona klimatike si me poshtë:
Zona klimatike e Kosovës (Rrafshi i Kosovës), që përfshin luginën e Ibrit është i ndikuar nga masa ajri kontinentale. Për ketë arsye në këtë pjesë të vendit dimrat janë më të ftohtë me temperatura mesatare mbi – 10 °C, por ndonjëherë nën – 26 °C. Verat janë shumë të nxehta, me temperaturë mesatare 20 °C, disa here mbi 37 °C. Kjo zonë është e karakterizuar nga një klime e thatë dhe reshje vjetore totale afërsisht 600 mm në vit.
Zona klimatike e Dukagjinit (Rrafshi i Dukagjinit), që përfshin kurrizin ujëndarës të lumit Drini i Bardhë, është i ndikuar shumë nga masa ajri të nxehta, që përshkojnë Detin Adriatik. Temperaturat mesatare gjate dimrit luhaten nga 0.5 °C deri ne 22.8 °C. Reshjet vjetore mesatare të kësaj zone klimatike janë 700 mm për vit. Dimri është i karakterizuar nga reshje të forta dëbore.