Udhëzues për investitor

Investimet në sektorin minerar

Qëllimi kryesor i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe agjencive donatore është zhvillimi i sektorit ekonomik privat në Kosovë. Mjedisi i biznesit në sektorin minerar në Kosovë gjithnjë e më tepër po bëhet më atraktiv. Sistemi i favorshëm i taksave, resurset minerale, procedura të thjeshta dhe të shpejta për regjistrimin e biznesit, ligji transparent mbi investimet e huaja duke përfshi edhe ato strategjike, riatdhesimi i kapitalit, blerja e patundshmërive dhe vendosja e qiradhënieve 99–vjeçare për një tokë që ka qenë pronë e ndërmarrjeve shoqërore (NSH), krijojnë një mjedis të leverdishëm dhe miqësor për investitorët e huaj.

Ajo që duhet të theksohet është fakti se sistemi ligjor i rindërtuar që nga viti 1999, është tërësisht në pajtim me legjislacionin e BE-së.

Ligji për Investimet e Huaja i aprovuar në dhjetor 2013 (Ligji Nr. 04/2013) siguron trajtim të barabartë për investitorët e jashtëm dhe ata vendor.

Procedura për pajisje me licencë dhe llojet e licencave

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon këto licenca/leje pas përmbushjes së kushteve në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale:

  • Licenca për hulumtim;
  • Licenca për mbajtjen e të drejtave;
  • Licenca për shfrytëzim;
  • Leja për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta;
  • Licenca për shfrytëzim zejtar;
  • Licenca/Leja në interes të publikut.

Prezantimi i të dhënave themelore për licencat/lejet në formë tabelore

 

Procedura për pajisje me licencë për hulumtim

Hapi 1

Regjistrimi i biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (https://arbk.rks-gov.net );

Hapi 2

Parashtrimi i kërkesës për licencë për hulumtim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe

Minerale;

Hapi 3A

Licenca për hulumtim të mineraleve ndërtimore:

– ka afat dyvjeçar, me vetëm një mundësi zgjatjeje për një afat dyvjeçar shtesë;

– e vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se 50 hektarë.

Hapi 3B

Licenca për hulumtim për të gjitha mineralet tjera:

ka afat trevjeçar, me dy mundësi zgjatjeje për afate dyvjeçare shtesë (për çdo zgjatje të afatit, sipërfaqja zvogëlohet për 50%);

– e vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se 100km2

Procedura për pajisje me licencë për shfrytëzim

Hapi 1

Parashtrimi i kërkesës për licencë për shfrytëzim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale;

Hapi 2

Pëlqimi mjedisor, lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH);

Hapi 3

Pëlqimi komunal;

Hapi 4

Pëlqimi nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (nëse prona në fjalë administrohet nga APK);

Hapi 5

Marrëveshja me pronarin për shfrytëzimin e pronës;

Vërejtje:

– Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, me përjashtim të mineraleve energjetike, mund të ketë afat maksimal prej 25 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 25 vite shtesë.

– Licenca për shfrytëzim të mineraleve energjetike mund të ketë afat maksimal prej 30 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 15 vite shtesë.

– Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon/refuzon licencat për hulumtim apo shfrytëzim brenda 2 muajsh nga kompletimi i dokumentacionit.

Informata tjera të rëndësishme për mundësitë dhe procedurat e investimeve në Republikën e Kosovës mund t’i gjeni në vegëzat (link-et) e poshtëshënuara.

http://www.pak-ks.org/

https://kiesa.rks-gov.net/

http://mzhe-ks.net/