Prishtinë – 08 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Gjilan
Duke e ditur që krimet mjedisore deri më tani nuk kanë qenë në fokusin e policisë jemi marrë vesh me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale një bashkëpunim më të madh në këtë drejtim u tha në fjalën e rastit të Kapiten Z. Agron Haziri nga Departamenti i Hetimeve për Krime të Rënda. Urdhëri Operativ do të shpërndahet në çdo regjion, stacion apo nënstacion policor u tha nga Z.Haziri. Krimet mjedisore janë me pak shkelës e shumë viktima tha ai. Zyrtarëve të komunës i bjen një barrë e madhe se janë bazamenti i çdo aktiviteti minerarë tha më në fund ai.
Për historikun dhe hierarhinë në KPMM të pranishmit i njoftoi në fjalën e rastit Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani. Përafërsisht dy milion e gjashtëqind mijë euro i ka pasur KPMM-ja gjatë vitit 2006 nga kjo veprimtari minerare, derisa në vitin 2017 i kishte afërsisht tridhjetë e dy milion, çka tregon se KPMM-ja është duke e kryer detyrën me përkushtim tha ai ndër të tjera. Sa i përket Broshurës Informuese Z. Musa Shabani tha se KPMM-ja nuk don ta hjekë përgjegjësinë, por ka nevojë për bashkëpunim për ta parandaluar këtë dukuri degraduese me një varg veprash penale. Pasurimi i paligjshëm, konkurrenca jolojale dhe pasiguria e investimeve (të huaja dhe vendore) janë ndër pasojat që e përcjellin kë dukuri, poashtu edhe humbje jetësh të fëmijëve, u tha ndër të tjera nga ai. Aktivitete ilegale të shfrytëzimit të mineraleve ka sidomos në KK Kamenicë edhe ate në lumenj u potencua nga Z. Shabani.
Për përkrahjen e Policisë së Kosovës inspektorëve të nivelit qendror (KPMM) dhe komunal kur është në pyetje ruajtja e ambientit dhe shfrytëzimet degraduese të të mirave në rajonin e Gjilanit në fjalën e rastit i njoftoi të pranishmit Nënkolonel Z. Njazi Kolgeci. Kushdo që e bën kallëzimin penal, policia i bën hetimet e mëtutjeshme tha ndër të tjera ai.
Policia e Kamenicës poashtu e shprehi shqetësimin për veprimet ilegale në lumenj, me ç`rast u tha se nuk do të mungoj bashkëpunimi, pasi që policia mundë të jetë e para në vend të ngjarjes.
Përfaqësuesit nga MMPH-ja theksuan se numri i vogël i inspektorëve është edhe një tregues se na duhet ndihma e Policisë së Kosovës që të jemi më të suksesshëm.
Gjatë prezantimit të Broshurës Informuese nga Z. Jahir Gashi,Inspektor i Minierave-Xehtari tha se KPMM-ja e ka mundësuar edhe lajmërimin e operimeve ilegale online nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Planveprimi i përbashkët i KPMM-së dhe Policisë gjatë vitit 2015 ndikoi në uljen e rasteve të operimeve ilegale tha ai ndër të tjera.
Përfaqësuesi nga KK i Vitisë tha se komuna e Vitisë nuk është e rrezikuar nga degradimet. Nga përfaqësuesi i KK Kamenicë Z. Ramadan Basha u potencua se ka rreth dymbëdhjetë operatorë ilegal. Me veprimin e përbashkët të KPMM-së Policisë dhe Komunës në parandalim të këtyre aktiviteteve do të kemi më shumë sukses tha ndër të tjera ai.
Pati propozim për rritjen e numrit të inspektorëve nga Komandanti i policisë në viti,Kapiten Z.Agim Lipovica.
Ka pasur bashkëpunim me Policinë, poashtu gjatë viteve 2016-2017 secilës Komunë i është dërguar nga një shkresë për mosdhënje të tenderëve ndërmarrjeve që nuk janë të licencuara në KPMM u tha më në fund nga Z. Fatmir Gërguri –Kryeinspektor i Minierave dhe Mineraleve, KPMM.
Prishtinë – 12 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Veri të Mitrovicës
Në fjalën hyrëse të Zv. Drejtorit në Veriut e Mitrovicës Z. Besim Hoti të pranishmit u njoftuan për qëllimin e takimit. Në takim ishin të pranishëm edhe Zv. Komandanti i rajonit, KK Leposaviq, Komandanti i Policisë në Zveqan, Zubin Potok dhe pjasmarrës tjerë nga Policia e Kosovës.
Takimi është rezultat i takimit të 11 Shtatorit në Prishtinë me ç`rast u prezantua Broshura informuese e cila ka për qëllim parandalimin e operimeve ilegale dhe senzibilizimin e Policisë së Kosovës në lidhje me aktivitetet ilegale minerare të cilat po ndikojnë në degradimin e ambientit u tha në fjalën e rastit të Kapitenit Z. Ali Aruqaj.
Për historikun dhe aktivitetin e KPMM-së foli Avdi Konjuhi, anëtarë i Bordit të KPMM-së. Me ndërmarrjet legale nuk kemi problemet të cilat i kemi me ato ilegale u tha në fjalën e rastit të Z. Konjuhi. Ai i njoftoi të pranishmit për mbajtjen e takimeve në tërë Kosovën.
Duhet të ndihmojmë KPMM-së si mbikëqyrës i mineraleve që të zbatoj ligjin tha në fjalën e rastit Major Z. Fadil Gashi nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda. Duhet të kemi komunikim dhe të koordinojmë veprimet që të parandalojmë këto aktivitete ilegale. Policia e Kosovës duhet të kontrolloj, identifikoj dhe lajmëroj inspektorët e KPMM-së. Pavarësisht nga veprimi i inspektorëve dhe Gjykatave ne si polici sipas ligjit duhet të veprojmë tha ndër të tjera Z. Gashi. Do të kemi një plan konkret edhe për operatorët legal në rast se i tejkalojnë të drejtat e tyre, të mos i shkelin rregullat e licencave u tha më në fund nga Majori Z. Fadil Gashi.
Në fjalën e rastit nga prezantuesi i KPMM-së Z, Jahir Gashi, Inspektor i Minierave-Xehtari pas përshkrimit të detajuar të Broshurës u tha se numri i veprimeve ilegale në këtë regjion nuk është i madh. Ndër të tjera u tha se Policia do të jetë identifikues, dhe monitorues i veprimeve ilegale minerare.
Zv. Komandanti i Policisë (Veriu i Mitrovicës) pyeti në lidhje me ate se pas identifikimit nga ana e Policisë ku procedohet çështja më tutje , si dhe për rolin e policisë në krejt këtë.
Përgjigjen e mori nga Z. Festim Kutllovci dhe Z. Avdi Konjuhi anëtarë të Bordit të KPMM-së me ç`rast i njoftuan të pranishmit se kjo është një sfidë e përbashkët e KPMM-së, MMPH-së dhe Policisë së Kosovës. Ky do të jetë një bashkëveprim i cili me ndihmën e Policisë së Kosovës do ti ndihmoj KPMM-së të zbatoj Ligjin e Minierave dhe Mineraleve. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës shprehën gatishmëri për bashkëveprim.
Prishtinë – 05 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Prishtinë
Për historikun dhe qëllimin e Formimit të Komisionit për Miniera dhe Minerale të pranishmit i njoftoi anëtari i Bordit të KPMM-së Z. Avdi Konjuhi i cili ndër të tjera edhe foli për llojet e licencave dhe vështirësitë e KPMM-së të krijuara nga operuesit ilegal. Pati edhe skjarime nga ana e anëtarit të Bordit Z. Kemajl Zeqiri, pas pyetjeve nga ana e Policisë së Kosovës.
Në fjalën e rastit lidhur me Broshurën informuese për të vazhduar ky proces tutje Z. Safet Jashari Komandant i stacionit Policor në Prishtinë dhe u zotua se KPMM-ja do ta ketë përkrahjen e Policisë së Kosovës. Puna e parë do jetë identifikimi në të gjitha zonat të këtyre operatorëve, duhet plotësuar dosjen sektoriale me dosje të operatoreve të gjitha informacionet si të ndara dhe të grupuara në një vend për këtë sektor me të cilën do kërkohet të bëhet identifikimi i operatoreve ilegal dhe atyre legal me të cilët shkaktojnë ndotje apo shkaktim të rrezikimit të jetëve të njerëzve. Poashtu tha se një Urdhër Operativ natyrisht se do e lehtësoj marrjen e përgjegjësisë në nivelin policor.
Në takim ishin përfaqësues nga MMPH, strukturat me të larta policore në nivel të Regjioneve nga Policia Prishtinës, Podujevës dhe Obiliqit dhe përfaqësueses nga niveli lokal Komunat Obiliq, Graqanicë dhe Podujevë.
Në çfarë cilësie do jetë e angazhuar Policia e Kosovës në identifikimin e operatorëve kur dihet fakti se këta zyrtarë policor nuk mund të kenë dijeni se operatori është ilegal apo legal, një veprim i identifikimit të operatoreve është shumë e vështire në mungesë të informacionit dhe mungesë profesionale në këtë lëmi u parashtrua pyetje nga Majori Shkelzen Xhafa. Nga prazantuesi i Broshurës Z. Jahir Gashi inspektor i Minierave-Xehtari u tha se “Formulari i kontrollit” (pika 9,paragrafi 1) adresimin e ka në KPMM dhe e bën KPMM-në përgjegjëse për kthim të informacionit për ndihmesën profesionale se si të veprohet ndaj operatorit në fjalë të atakuar nga Policia.
Zyrtarët komunal si nga K. Obiliqit dhe K. Graqanicë u zotuan se do e përkrahin këtë iniciativë dhe do i përmbahen rekomandimeve të dala nga Urdhëri Operativ i punuar nga Drejtoria e Policisë se Krimeve të Rënda në Prishtinë.
Prishtinë – 03 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Pejë
Resurset minerale konsiderohen pasuri e Republikës së Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ti shfrytëzoj ato pa pasur licencë u tha në prezantim nga Z. Azem Rexhaj, anëtar i Bordit të KPMM-së. Poashtu, ai tha se ka komercializime në mynyrë të padrejtë dhe konkurencë jolojale ndaj ndërmarrjeve të licencuara në KPMM .Komunat gjatë tenderimeve duhet të kenë kujdes te operuesit ilegal. Ndër të tjera konstatoi se kjo dukuri e veprimeve ilegale i kushton Buxhetit të Kosovës dhe jetëve të fëmijëve.
Drejtori i Drejtorisë për krime të rënda Major Fadil Gashi theksoi se do të mundohemi me bashkëpunim ta parandalojmë këtë veprimtari të rrezikshme me pasoja në njerëz. Ndër të tjera u tha se policia përmes planeve operative do të jetë prezente në teren, është obligim ligjor. Aktivitetin e komunës e krahasoi me zero. Sa i përket policisë së Kosovës pati një vërejtje në rast se i lejon veprimet ilegale do të konsiderohet bashkëfajtore. Përveç gjobave policia duhet edhe të bëj arrestime të vepruesve ilegal, pasi që kjo konsiderohet vjedhje. Ndër të tjera shtoi se këto raste nuk janë kundërvajtje por janë raste për kallëzime penale. Z. Azem Rexhaj, anëtar i Bordit të KPMM-së e përkrahi duke shtuar se edhe në rast se inspektorët e KPMM-së nuk e kryejnë detyrën duhet të ndërmerren masa.
Gjatë prezantimit të broshurës nga Z. Jahir Gashi, inspektor i KPMM-së i njoftoi të pranishmit se deri më tani kemi 14 raste humbje jetësh nga pasojat e aktiviteteve ilegale.
Përfaqësuesi nga MMPH-ja konstatoi se nevojitet bashkëpunim me policinë e Kosovës pasi që aktiviteti ilegal zhvillohet pas orarit të punës së inspektorëve të KPMM-së, sidomos gjatë vikendeve.
Inspektori komunal u ankua në marrjen e tenderëve nga operatorët ilegal.
Në fund të takimit të gjithë u pajtuan për bashkëpunim deri në zhdukjen e kësaj dukurie.
Prishtinë – 03 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Gjakovë
Është sfidë e madhe për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Mierale parandalimi i aktiviteteve minerare ilegale në Republikën e Kosovës u tha në fjalën e rastit të Z. Festim Kutllovci, anëtar i Bordit të KPMM-së. Ndër të tjera u tha se KPMM-ja si institucion i pavarur nuk mundë ta luftoj këtë dukuri i vetëm. Andaj, është organizuar fushatë senzibilizuese që të ndërmirren masa ndaj kësaj dukurie me pasoja në degradim të ambientit dëmtimin e Buxhetit të Kosovës si dhe humbje jetësh të fëmijëve. Policia duhet të jetë e gatshme njëzet e katër orë për ndërmarrjen e hapave për parandalimin e aktiviteteve ilegale, ajo duhet të ndalojë dhe identifikoj, pastaj KPMM-ja do ti ndërmarrë masat sipas Ligjit (LMM) në fuqi u tha në fund nga Z. Kutllovci.
Përfaqësuesi i MMPH-së e shprehu shqetësimin për degradimin e lumenjëve Drini i Bardhë dhe Erenik.
Nga prezantimi nga Z. Jahir Gashi inspektor i Minierave-Xehtari, të pranishmit u njoftuan për identifikimin e aktiviteteve ilegale si dhe plotësimin e formularit të kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës.
Nga Policia u tha se për të vepruar duhet ta kemi përkrahjen edhe të institucioneve tjera. Nga KPMM-ja u prezantua broshura e cila do të ndihmoj në identifikimin e këtyre aktiviteteve, a janë ilegale apo legale. Pastaj do të plotësohet formularët e kontrollit nga ana e policisë së Kosovës me ç`rast do të përcaktohet aktiviteti dhe do të njoftohet KPMM-ja.
Nga përfaqësuesi i MMPH-së pati pyetje për policinë e Rajonit të Gjakovës për identifikimin e kamionëve pa rexhistrim, sa janë identifikuar deri më tani.
Drejtori të Drejtorisë së Hetimeve për Krime të Rënda Major Fadil Gashi ndër të tjera tha se nuk guxon askush ta dëmtoj ambientin. Policia duhet të veproj sipas ligjit, në këto raste edhe të arrestoj vepruesit ilegal.
Prishtinë – 08 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Ferizaj
Aktivitetet minerare deri në një masë janë jashtë kontrollit u tha në fjalën hyrëse të Kapitenit të Departamentit të Hetimeve për Krime të Rënda Z. Agron Haziri. Ato po krijojnë dëme materiale dhe humbje jetësh të fëmijëve. Kohëve të fundit është ngritur gjendje alarmante te legalët dhe ilegalët. Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda, KPMM-ja dhe MMPH-ja kanë bashkëpunuar në formulimin e broshurës informuese si dhe formularit të kontrollit.
Për historikun e KPMM-së , rregulloret dhe ligjet ndër vite foli Kryesuesi i Bordit Z. Musa Shabani. KPMM-ja i`u mundëson bizneseve shfrytëzimin e mineraleve përmes marrjes së licencave. Në fjalën e rastit Z. Musa Shabani u tha se qëllimi i takimit është senzibilizimi i të githa institucioneve për parandalimin e aktiviteteve ilegale, pasi që ato përveç degradimeve të ambientit shkaktojnë edhe rrezik për jetë. Ekonomia joformale dhe konkurrenca jolojale krijojnë pasiguri për investitorë të brendshëm dhe të jashtëm. Ai potencoi se në Ferizaj kemi shfrytëzim ilegal të rërave kuarcore të cilat i ka evidentuar KPMM-ja dhe ika dorëzuar rastet në prokurori. Ndër të tjera ai tha se KPMM-së i duhet ndihma e Policisë sidomos për ndalimin e kamionëve të cilët bartin lëndë minerare pa mbulesë me dokumentacion.
Përpos me ligj penal në rajon kemi edhe Procedurën Standarde të Operimit që kujdeset për ndotjen e ambientit, u tha në fjalën e rastit të Drejtorit të Policisë Rajonale Z. Refki Morina. Ndër të tjera tha se broshura do të ndihmoj në një bashkëpunim të komunave dhe Policisë me nivelet më të larta. Aspekti juridik ligjor është konform ligjeve europiane, andaj duhet zbatuar ligji. Është obligim edhe i qytetarëve të lajmërojnë veprimet e tilla. Moslajmërimi është vepër penale.
Përfaqësuesi nga MMPH-ja Z. Mustafë Hyseni-inspektor përmendi edhe degradimet të cilat mbesin pas ndërtimit të autostradave si dhe pati vërejtje për mospjesëmarrje të përfaqësuesve nga komuna në takim. Ai ndër të tjera tha se pëlqimi komunal është dokument bazik, pastaj vjen pëlqimi nga MMPH-ja e më në fund lëshohet licenca nga KPMM-ja. Bashkëpunimi mes KPMM-së dhe MMPH-së nuk ka munguar por konfiskimet nuk mundë të bëhen pa urdhër të Prokurorit. Ndër të tjera ai tha sipas Ligjit për Mjedis ndotësi paguan.
Prezantuesi i Broshurës Z. Jahir Gashi, Inspektor i Minierave-Xehtari tha se përveç gjobës prej pesë mijë euro mbetet minerali i shfrytëzuar ilegalisht dhe faturohet me trefishin e vlerës. E vetmja rrugë është ajo e kallëzimit penal. Tetëdhjetë përqind e energjisë të inspektorëve i kushtohet aktiviteteve ilegale tha ndër të tjera ai.
Trajtimi i këtyre rasteve (veprimeve ilegale) do të bëhet konform procedurës penale, ligjit, sipas kodit penal u tha në fjalën e rastit të Kapiten Z. Agron Haziri, nga Departamenti i Hetimeve të Krimeve të Rënda. Poashtu, ai ndër të tjera ai tha se krimet mjedisore janë me pak shkelës e shumë pasoja. Në rast se hasim në krim duhet ndëshkuar aty për aty. Më në fund nga Z. Haziri u tha që kjo çështje do të rregullohet në aspektin operativ. Kush nuk e kryen detyrën do të hapet procedurë penale.
Prezantimi i broshurës informuese, nuk ka për qëllim bartjen e kompetencave, por, është numri i inspektorëve dhe orari i kufizuar i punës, andaj KPMM-së i duhet edhe ndihma e policisë. Do të jemi njëzet e katër orë në bashkëpunim për parandalimin e aktiviteteve ilegale minerare u tha në fund të takimit nga Kryeinspektori i KPMM-së Z. Fatmir Gërguri.
Prishtinë – 01 Tetor 2018
Prezantim i Broshurës informuese për aktivitetet e jashtëligjshme minerare në Mitrovicë
Eshtë iniciativë e mirë e ndërmarrur në bashkëpunim të Komisionit për Miniera dhe Minerale me policinë e Kosovës, MMPH-në dhe Komunat. Kërkohet koordinim sidomos në institucionet lokale, u tha në fjalën e rastit të anëtarit të së Bordit të KPMM-së Z.Festim Kutllovci. Parandalimi i aktiviteteve ilegale nuk është i ndarë në nivel qendror dhe lokal, por, i takon çdokujt u tha nga Drejtori i Drejtorisë për krime të rënda Major Fadil Gashi. Poashtu, ai shtoi se komuna dhe policia janë përgjegjësit kryesor për parandalimin i veprimtarive ilegale. Përfaqësuesi nga MMPH potencoi se ka pasur inspektime të përbashkëta me KPMM-në. Por ishte kërkesë e tij të mos shfrytëzohet qymyri nëpër shkolla. Nga përfaqësuesi i komunës së Skënderajit u kërkua të hartohet një Udhëzim administrativ me detyrat për parandalimin e këtyre aktiviteteve ilegale.. Kryeinspektori i KPMM-së Z. Fatmir Gërguri theksoi se 70% e punës së inspektorëve i përkushtohet veprimeve ilegale. Nga pjesëmarrësi i policisë së Kosovës pati pyetje si të veprohet me thëngjillin dhe mjetet e sekuestruara. Më në fund nga Drejtori i Drejtorisë për krime të rënda Major Fadil Gashi u kërkua të edukohet policia në aspektin preventiv të parandalimit të veprimeve ilegale. Pjesmarrës ishin KPMMja, MMPH, Policia e Kosovës dhe Komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajit.