Kthehu pas
15.01.2019

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së, u takuan me të interesuar nga Kanadaja për investime në Republikën e Kosovës

Prishtinë – 14 Janar 2019

Me  kërkesë të Forumit të Sigurisë në Halifax për takim mes anëtarit të tyre të Bordit Z. Ahmet Taçyildiz me autoritetet e larta në Kosovë në fushën e ekonomisë, me theks primarë në fushën e minierave dhe të energjisë, ai u takua me Bordin dhe Drejtorin e KPMM-së.

Qëllimi i vizitës Z. Ahmet Taçyildiz,”Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë  Çalık Gayrimenkul”, pjesë e rrjetit” Çalık Holding”,sponsor në Forumin e Sigurisë në Halifax si dhe pozita drejtuese në kompaninë kanadeze të  minierave “Aldridge Minerals Inc” ishte që të njoftohet për klimën politike dhe ekonomike të të bërit biznes në Kosovë, në fushën e minierave dhe energjisë. Z. Ahmet Taçyildiz ishte i interesuar për minerale metalike e në veçanti për mineralet e plumb-zinkut në zonat të cilat janë hulumtuar nga Trepça. Kryesuesi i Bordit Z. Musa Shabani e bëri një prezantim të detajuar rreth mundësive të aplikimit në zona të lira, si dhe zonave me interes të veçantë për të cilat i` u tha që duhet drejtuar tek Qeveria respektivisht Departamenti për Partneritet Publiko-Privat, ndërsa rreth interesimit për minierat e Trepçës Bordi i KPMM-së e njoftoi se duhet drejtuar Qeverisë. Z. Taçyildiz u njoftua rreth mundësive që ofrohen përmes Ligjit për Investime Strategjike.  Bordi dhe Drejtori i KPMM-së premtuan mbështetje dhe transparencë maksimale rreth mundësisë të aplikimit për ndonjë licencë në KPMM, në rast se kompania merr vendim për të investuar në Republikën e Kosovës.