Kthehu pas
22.01.2019

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së pritën në takim stafin akademik nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”

Prishtinë – 18 Janar 2019

Bordi dhe Drejtori i KPMM-së u takuan me profesorët në fakultetin e  Gjeoshkencave Dr. Sc. Naser Peci, Dr.Sc. Sabri Avdullahi dhe Dr.Sc. Behxhet Shala.

Qëllimi i takimit ishte konsultimi në lidhje me organizimin e një Konference Ndërkombëtare  në Mitrovicë e cila do të mbahet gjatë muajit Tetor,2019. Kryesuesi i Bordit Z. Musa Shabani i`u premtoi përkrahjen e KPMM-së në organizim. Ndër të tjera u diskutua për krijimin e një Këshilli Organizativ, i cili do të bartë përgjegjësinë për organizimin e kësaj Konference. Në Konferencë do të ftohen edhe ligjërues të jashtëm (nga shtetet tjera). Propozim i Kryesuesit të Bordit Z. Musa Shabani ishte që të ftohen edhe bizneset e huaja të cilat kanë shprehur dëshirë të marrin pjesë në Konferenca të kësaj natyre. Afati i dorëzimit të punimeve shkencore do të jetë deri në fund të muajit Qershor.

Më në fund të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin për mirëvajtjen e kësaj Konference me rëndësi për sektorin minerarë.