Mitrovicë – 10-11 Tetor 2019
Fakulteti i Gjeoshkencave, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (Departamenti i Minierave dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës) dhe Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, mbajtën Konferencën e Parë Ndërkombëtare Multidisciplinare të Gjeoshkencave (IMGC 2019) me titull “GJEOSHKENCAT, ROLI I TYRE NË ZHVILLIM TË QËNDRUSHËM”.
Në konferencë kishte pjesëmarrës nga Ambasada Amerikane, Republika e Kosovës, Shqipëria, Polonia, Turqia, Sllovenia dhe Finlanda.
Pati fjalime nga përfaqësues të Fakultetit të Gjeoshkencave, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Akademik Minir Dushi, përfaqësues i Ambasadës Amerikane Z. Dillan Green,Rektori i Universitetit të Prishtinës Z. Marjan Demi dhe të tjerë. Në fjalimi e mbajtur nga Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani u potencua rëndësia e industrisë minerare në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social. Industria minerare vazhdon të jetë e rëndësishme për zhvillimin shoqërisë dhe modernizimin e saj. Kosova është një nga vendet që ka një gamë dhe potencial të shumëllojshëm për zhvillimin e sektorit minerar, ajo posedon mbi 12,5 miliard ton rezerva të linjitit, mbi 60 milion ton rezerva të Pb dhe Zn, të shoqëruara me Au, Ag, elemente të çmuara, me potencial të rezervave të Mg dhe Fe-Ni, Al,Cr mineraleve industriale, mineraleve ndërtimore, ujëra gjeotermale, ujëra minerale dhe me përspektivë për kërkimet e naftës dhe gazit, bazë ligjore solide, dhe mbi të gjitha me resurse humane të një gjenerate të re paraqet një mundësi të favorshme për zhvillimin e industrisë minerare. Ndër të tjera Z.Shabani u shpreh se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale aktualisht menaxhon me 655 subjekte minerare prej të cilave 184 janë licenca Hulumtimi, 203 Licenca Shfrytëzimi dhe 268 Leje për aktivitete të veçanta.
Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani bëri një përmbledhje për rëndësinë e këtij sektori, si dhe potencialin mineral të Kosovës. Në Konferencë u prezantuan gjithsejt 52 punime shkencore. Organizatori dhe pjesëmarrësit shprehën dëshirën që konferencat e kësaj natyre të vazhdojnë edhe në të ardhmen.