Tiranë – 20 Mars 2019
Të mërkurën më dt. 20.03.2019 në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, kryetari i Bordit i KPMM-së Z. Musa Shabani dhe anëtari i Bordit Z. Avdi Konjuhi u takuan me Zv. Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë Z. Ilir Bejta, Z. Mehmet Hasalami Drejtor i Programeve të Zhvillimit në Fushën e Minierave dhe Industrisë, Z. Viktor Doda Drejtor i SHGJSH-së si dhe Z. Murat Rreshka nga Agjencia e kombëtare e Burimeve Natyrore.
Takimi u organizua dhe u mbajt në kuadrin e bashkëpunimit të institucioneve të të dyja vendeve. Tema e diskutimit ishte organizimi i përbashkët i Konferencës Ndërkombëtare, Shqipëri-Kosovë 2019 me theks ” Promovimi i sektorit minerar në Kosovë dhe Shqipëri”, e cila do të mbahet më 10 dhe 11 Maj, 2019 në Tiranë. Konferenca e parë dy ditore e organizuar nga KPMM-ja është mbajtur në Prishtinë më 16 dhe 17 Maj të vitit 2018.