Prishtinë, 09 gusht 2019
Bordi i KPMM-së i udhëhequr nga Kryesuesi i Bordit z. Musa Shabani, së bashku me anëtarët e Bordit, Drejtorin dhe Kryeinspektorin e Minierave kanë pritur në takim Z.Naser Berisha, kryetar i bizneseve nga komuniteti shqiptar në Kanada dhe Z.Milaim Dulla, përfaqësues i bizneseve në Zvicër. Pas prezantimit të punës së KPMM-së dhe pasurive minerale që posedon Republika e Kosovës, Kryesuesi i Bordit i njoftoi të interesuarit për mundësinë e investimeve në sektorin minerar. Z. Berisha elaboroi pasuritë minerale të shtetit të Kanadasë dhe interesimin e mërgatës nga trojet shqiptare për të sjellur investitor të bizneseve të vogla dhe të mesme për të investuar në Republikën e Kosovës. Z. Dulla shprehu interesimin për minierat e Magneziteve në Golesh dhe Strezoc dhe mundësinë e investimeve nga bizneset Zvicerane. Të dyja palët shprehën vullnetin që takimet të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi që Kosova ka mundësi për investime në këtë sektor.