Kthehu pas
10.10.2025

Takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore

 

09.10.2025 – Sot, në zyrat e KPMM-së, u mbajt një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore.

Nga Banka Botërore në takim morën pjesë:

  1. Richard Record – Ekonomist Kryesor i Vendit;
  2. Elena Crivellaro – Ekonomiste;
  3. Kerstin Schopohl – Ekonomiste.

 

Përfaqësuesit e Bankës Botërore u pritën nga:

  1. Nasuf Mjekiqi – Anëtar i Bordit;
  2. Bahri Karaça – Anëtar i Bordit;
  3. Haradin Gërvalla – U.D. Drejtor i Përgjithshëm;
  4. Blerim Meholli – Këshilltar i Bordit për Gjeologji.

 

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mbajti sot një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore, me temën:

“Mjedisi rregullator për eksplorimin e minierave në Kosovë, interesi i investitorëve dhe tema të tjera relevante.”

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen aktuale të sektorit minerar, sfidat ekzistuese dhe mundësitë për përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e krijimit të një mjedisi rregullator të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm, i cili do të mundësonte rritjen e besimit të investitorëve, shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve minerare dhe përfitime të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit dhe komunitetet lokale.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan se kanë zhvilluar takime të ndryshme me institucionet vendore dhe me kompanitë investuese në Kosovë. Fokusi i tyre është në tre sektorë kryesorë të vendit, ndër të cilët njëri është edhe sektori i minierave.

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim që sektori minerar në Kosovë të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, transparente dhe në përputhje me interesin publik.