Data/Koha: 04.12.2017, 10:00
Vendi: Ndërtesa e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes) – Prishtinë.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale me 04.12.2014 organizoi takim me ndërmarrjet minerare me qellim të diskutimit lidhur me procedurat e përgjithshme, përfshirë legjislacionin, rregulloret teknike, udhëzimet administrative por edhe mbi sfidat e përgjithshme që po e përcjellin industrinë minerare në përgjithësi.
Nga ana e vet KPMM u përfaqësua nga Bordi i KPMM-së, drejtori, udhëheqësit e departamenteve dhe stafit mbështetës.
Me këtë rast, Musa Shabani – Kryesues i bordit KPMM dhe Ramiz Krasniqi – Drejtor KPMM-së, mbajtën nga një fjalë rasti, ku i njoftuan ndërmarrjet me sfidat, zhvillimet por edhe reformat që Bordi, përkatësisht KPMM po ndërmarr me qëllim të lehtësimit të procedurave për ndërmarrjeve por edhe me qëllim të rritjes së përgjegjësisë ndaj resurseve minerale, rritjes së të hyrave për shtetin, mbrojtjen e mjedisit dhe beneficioneve për komunitetet. Fjalë rasti me këtë rast pati edhe nga Skender Sallahu- Drejtor i departamentit të Minierave /MZHE.
Po ashtu, Sali Mulaj dhe Jahir Gashi nga KPMM para ndërmarrjeve prezantuan format dhe procedurat e hartimit të raporteve dhe hartimit të projekteve bazuar në legjislacionin në fuqi.
Pjesa e fundit ishte rezervuar për diskutime.
Paneli në përbërje: Musa Shabani-Kryesues i bordit KPMM, Kemajl Zeqiri-Anëtar i bordit KPMM, Avdi Konjuhi- Anëtar i bordit KPMM, Ramiz Krasniqi-Drejtor KPMM, Fatmir Gërguri-Kryeinspektor i minierave – KPMM dhe Skender Sallahu – Drejtor departamentit të Minierave /MZHE, ju përgjigjen pyetjeve dhe diskutuan me përfaqësuesit e ndërmarrjeve minerare dhe akteret tjerë minerar në vend.
Gjatë debatit përfaqësuesit e ndërmarrjeve shprehen shqetësimet lidhur me: garancionet bankare për rehabilitim, aktivitetet minerare ilegale, kolezionet ligjore, projektet dhe revidimi i tyre si dhe çështje tjera të natyrës minerare.
Po ashtu, u diskutua edhe bashkëpunimi ndërmjet KPMM dhe ndërmarrjeve ne sektorin minerar ne mënyra qe tu bëhen lehtësira ne procedura administrative të licencimit.
Duhet theksuar se në takim morën pjese mbi 140 përfaqësues të ndërmarrjeve dhe akter tjerë të sektorit minerar. Me këtë rast, KPMM për të pranishmit shpërndau një CD me material të nevojshëm për përfaqësuesit prezent.
Duhet theksuar po ashtu se në organizim i tillë është përkrahur si i mirëseardhur nga ndërmarrjet minerare dhe aktert tjerë minerar në vend.