Kthehu pas
08.06.2020
Vendim për përdorim të maskave nga palët
Prishtinë, 08.06.2020
Ref. 003/0-1/KPMM
Në pajtim me nenin 63 par. 3.3 të ligjit nr. 03/L/163 për Minierat dhe Mineralet; duke i zbatuar rekomandimet nga ISHPK, me qëllim të parandalimit të përhapjes së rasteve me COVID-19 te personeli i KPMM-së dhe palët e jashtme të cilat vijnë në objektin e KPMM-së, Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nxjerr ketë:
V E N D I M
- Obligohen të gjitha palët që hyjnë në KPMM ta kenë të vendosur maskën në fytyrë. Maska duhet të jetë e vendosur në fytyrë gjatë gjithë kohës sa palët janë në zyrat e KPMM-së. Ata të cilët nuk kanë maskën në fytyrë nuk do të lejohen të hyjnë në zyrat e KPMM-së.
- Po ashtu gjatë dorëzimit apo pranimit të dokumentacionit në KPMM, kërkohet nga palët ta mbajnë distancën sociale prej 1.5 – 2 m
- Kopje të këtij vendimi të vendosen në hyrje të objektit të KPMM-së si dhe në Zyrën e Regjistrimit
Vendimi hyn në fuqi më datë 08.06.2020.
______________
Ramiz Krasniqi
Drejtor
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale