Prishtine, 23.06.2020
Ref. 008/2020
Vendim – Masat per Covid-19 (2271) 23.06.2020
Në bazë të nenit 63 para 3 të Ligjit Nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale, nenit 23 dhe nenit 39 para 3 të Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.3/L-163 për Miniera dhe Minerale, si dhe në pajtim me piken 4 të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.02/06 dt. 17.06.2020, Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nxjerr këtë:
VENDIM PËR MASAT MBROJTËSE
NDAJ PANDEMISË COVID-19
1. Obligohet i gjithë stafi i KPMM-së të respektoj rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për masat mbrojtëse nga Covid-19.
2. Obligohen stafi i KPMM-së që gjatë kryerjes së detyrave të punës të përdorin maska, doreza, dhe të ruajnë distancë.
3. Obligohen Kryesuesit e Departamenteve që të bëjnë organizimin e stafit në pajtim me Vendimin e Qeverisë, duke përfshirë këtu organizimin e punës ne distancë fizike nga shtëpitë e tyre apo online dhe me staf të reduktuar.
4. Në pajtim me pikën 3 të këtij vendimi, obligohen të gjitha departamentet e KPMM-së që për çdo zyrë të caktojnë nga një zyrtar kujdestar që do të jetë prezent në zyrë nga ora 08:00 deri në orën 4.
4.1. Në pajtim me pikën 4, obligohen të gjithë Kryesuesit e Departamenteve të dorëzojnë një orar ku me rrotacion do të caktohen zyrtaret kujdestar. Në bazë të parimit të ndarjes së barabartë të kohës dhe detyrave.
5. Në raste të angazhimit të stafit të terrenit dhe seancave për përfaqësuesit ligjor të KPMM-së, në raste kur ka angazhime jashtë objektit të KPMM-së, organizimi i punës bëhet sipas kërkesave të Kryesuesve të Departamenteve. Obligohen i gjithë stafi që pavarësisht pikës 4 të këtij vendimi që kur kërkohet nga Kryesuesit e Departamenteve të kryejnë obligimet dhe detyrat e punës.
6. Obligohen Kryesuesit e Departamenteve të sigurojnë zbatimin e këtij vendimi dhe në pajtim me këto masa të organizojnë punën e stafit dhe në mënyrë që të realizohen të gjitha punët ligjore të KPMM-së.
6.1. Në raste kur Kryesuesit e Departamenteve nuk janë në punë obligohen që organizimin ta bëjnë me email/online dhe të caktojnë zyrtarin/en që i zëvendëson.
Ky vendim hyn në fuqi në momentin e nënshkrimit.
Vendimi t`i dërgohet:
Të gjithë stafit të KPMM-së;
Arkives së KPMM-së;
___________________
Ramiz Krasniqi
Drejtori
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale