Kthehu pas
27.04.2020

VENDIM

 

Prishtinë, 27.04.2020

                                                                                                                     Ref. 006/2020

Duke u mbështetur në nenin 59 paragrafi 1 dhe nenin 62 të Ligjit nr. 03/L-163 për Miniera dhe Minerale si dhe Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/09 dt. 13.03.2020, nr.01/11 dt. 15.03.2020 dhe nr. 01/15 dt. 23.03.2020, Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ne takimin e rregulltë te datës 27.04.2020 merr këtë:

 

VENDIM

 

  1. Shtyhen deri më datë 31Maj 2020 pagesat e obligimeve financiare të ndërmarrjeve në KPMM duke përfshirë këtu edhe interesin për vonesën, vendimi vlen për të gjitha ndërmarrjet e licencuara nga KPMM.
  2. Për shkak të situatës së krijuar si rezultat i pandemis, shtyhet deri më datë 31 Maj 2020 obligimi i ndërmarrjeve për raportim në KPMM për te gjitha raportimet qe kane pasur obligim deri me date 30 Prill 2020.
  3. Shtyhet deri më datë 31 Maj 2020 afati i kryerjes së obligimeve sipas Aktvendimeve të Bordit për aprovimin e Licencave dhe Lejeve për të gjitha ndërmarrjet që kanë aplikuar në KPMM. Ky vendim vlen për të ndërmarrje që kanë pasur afat më të gjatë se dt. 16.03.2020 për kryerjen e obligimeve.
  4. KPMM-ja pranon kërkesat, ankesat si dhe aplikacionet e reja dhe bene trajtimin e tyre per aq sa ka mundësi, sipas kushteve dhe rrethanave te krijuara si pasoj e Pandemisë, me stafin e redukuar.

 

 

______________

Ramiz Krasniqi

Drejtor

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale