Me datën 15.02.2018, Anëtaret e Bordit të KPMM-së, z. Kemajl Zeqiri dhe z. Avdi Konjuhi, shoqëruan në vizitë në minierën e “Trepça” – Stan Tërg, znj. Synthia Doding – Komisionere për tregti e Ambasadës Kanadasë për Kosovë, sipas kërkesës së saj dhe në kuadër të përgatitjeve për konferencën PDAC që do të mbahet në Kanada.
Gjate vizitës, delegacioni u prit nga Drejtori i prodhimit z. Xhafer Peci, i cili njëheri ishte në përcjellje gjatë vizitës në minierë. Gjatë takimit u diskutua lidhur me sfidat dhe perspektivën e kësaj miniere, më pastaj u zhvillua vizita në horizontin e IX ku përmes punishtes 140 kaluam në vizitë edhe në horizontin e X, pastaj vizita u vazhdua në Muzeun e Kristaleve. Vizita në minierë përfundoi rreth orës 13:00 për të vazhduar takimi me anëtarët e tjerë të Bordit dhe Drejtorin në zyrat e KPMM-së.