Kthehu pas
24.03.2017

Komunikatë për Media Nr. 02/2017

Sqarim opinionit lidhur me Licencën e Hulumtimit afër “Crepules” Komuna e Zubin Potok dhe Skenderajt
Prishtinë, 24. Mars.2017 

Njoftojmë opinionin e gjere publik se KPMM është institucioni i vetëm për licencimin e aktiviteteve minerare në Republikën e Kosovës.

KPMM, funksionin e vet e ushtron sipas Ligjit për Minierat dhe Mineralet Nr. 03/-163 respektivisht Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit bazik, si dhe ligjeve relevante.  Pra, licencimi i kompanive minerare behet konform dispozitave të ligjeve të cekura dhe pëlqimeve nga institucionet relevante.   

Andaj  me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, KPMM deklaron se ndërmarrja “A.GJ.A.” Sh.p.k ka aplikuar për bartje të kontrollit në përputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet, si dhe KPMM ka shqyrtuar kërkesën dhe pasi është konstatuar se kërkesa është në përputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet, Bordi i KPMM-së ka aprovuar bartjen e kontrollit me te cilin ndërmarrja “Altair Resoursces” është bashkëpronar me ndërmarrjen  “A.GJ.A.” Sh.p.k për licencë të hulumtimit për vendburim M-1 (minerale metalike). Fusha e hulumtimit është  Crepulë dhe gjendet në Komunat Skenderaj dhe Zubin Potok.