Kthehu pas
12.05.2019

Konferencë ndërkombëtare Shqipëri-Kosovë

Tiranë – 10 Maj 2019

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,së Shqipërisë në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale,MZHE-në e Kosovës dhe SHGJ-të e të dyja vendeve kanë organizuar në Tiranë Konferencën me temën “Zhvillimi integral i industrisë minerare me ndikim minimal në mjedis”.

Kjo është konferenca e dytë Ndërkombëtare, pasi që Konfereca e parë u organizua në Maj të vitit 2018 në Prishtinë nga  Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale në bashkëpunim me Shtetin Shqiptar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se bashkëpunimi Qeveri-Kuvend është i rëndësishëm për sektorin minerar dhe ndikimin minimal në mjedis. Duhet ndryshuar mynyrën e licencimit në sektorin minerar për ta për ta bërë atë më të lehtë,të inkurajohen investitorët në këtë sektor, u shpreh ndër të tjera Z. Balla.

Ministri i MZHE-së Z. Valdrin Lluka tha se në Ministria të cilën e drejton ai ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar. Eliminimin e byrokracisë dhe krijimin e bazës të favorshme ligjore e nënvizoi si një ndër faktorët për tërheqjen e investitorëve vendor dhe të huaj.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së Z. Musa Shabani foli për rëndësinë e këtij sektori, si dhe potencialin mineral të Kosovës. Ai ndër të tjera prezantoi të arriturat e KPMM-së, rritjen e të hyrave nga renta minerare si tregues i investimeve në sektorin minerar, si dhe rritjen e numrit të punësuarve në këtë sektor. Z. Shabani ndër të tjera shprehu besimin se Konferenca do ta rrisë bashkëpunimin institucional dhe rajonal për të inkurajuar investitorë ndërkombëtar.

Z. Kemal Zeqiri, anëtar i Bordit të KPMM_së në prezantimin e tij ndër të tjera u shpreh se sektori minerarë në Kosovë ka nevojë për reforma. Ai shprehu rëndësinë e krijimit të një Zyre të vetme “One stop shop” në kuadër të KPMM-së, për të lehtësuar procedurat e licencimit. Kjo dhe reformat tjera progresive do të mundësoheshin me anë të miratimit të Ligjit për Miniera dhe Minerale i cili tani e dy vite gjendet në pricedura të miratimit në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i KPMM-së Z. Ramiz Krasniqi prezantoi punimin me temën: “Resurset e Magnezit në Kosovë”.

Pjesmarrës në Konferencë ishin përfaqësues nga Kuvendi i RSH-së, Qeveria e RSH-së dhe Kosovës, KPMM-ja SHGJSH-ja, SHGJK-ja Fakultetet e Gjeologjisë nga Shqipëria dhe Kosova. Në fokus të kësaj konference kishin prezantimin e mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare të dy vendeve, si dhe zhvillimin i aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis.

Përfaqësuesit e të dyja shteteve Shqipëri dhe Kosovë u pajtuan se duhet vazhduar me takime të kësaj natyre edhe në të ardhmen.

Në ditën e dytë të konferencës më 11 Maj u realizua  një vizite në minierën e Spaçit, në mënyrë që pjesëmarrësit të shohin nga afër investimet bashkëkohore në industrinë minerare në Shqipëri.